Dega e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase tha se gruri i vjedhur nga trupat ruse në zonat e pushtuara tashmë po dërgohet jashtë vendit. Drejtoria e inteligjencës pohoi se “një pjesë e konsiderueshme e grurit të vjedhur nga Ukraina është e ngarkuar në anije që mbajnë flamurin rus në Mesdhe”.

Destinacioni më i mundshëm është Siria. Drithërat mund të kontrabandohen prej andej në vende të tjera në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Drejtoria tha gjithashtu se rusët “vazhdojnë të eksportojnë ushqime të vjedhura në Ukrainë në territorin e Federatës Ruse dhe Krimesë së pushtuar”.

Gjithashtu, drejtoria tha se në një nga zonat kryesore të prodhimit të drithit në rajonin e Zaporizhzhias, farat e drithit dhe lulediellit po përgatiten për transport drejt Rusisë, shkruan CNN.

Një kolonë kamionësh rusë është larguar nga qyteti Enerhodar, i cili është gjithashtu në rajonin e Zaporizhzhias, e që ruhet nga ushtria ruse. Destinacioni përfundimtar i kolonës ishte Krimea”, tha ajo.

Drithëra po vidhen gjithashtu në rajonin e Kharkiv dhe 1500 ton drithë ishin marrë nga fshati Mala Lepetykha në rajonin Kherson në Krime. Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes tha se gati gjysmë milioni ton metrikë grurë ukrainas tashmë ishin vjedhur.