Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci, tha se toka bujqësore është çelësi i suksesit në çdo fermë të mirë, e cila duhet të shfrytëzohet përmes menaxhimit të kujdesshëm.

“Nëse i ndezni hamujtë, do të jeni armiku më i madh i prodhimeve bujqësore, duke e rrezikuar mikroflorën dhe mikrofaunën në pjesën e shtresës punuese, me ç’rast humbni masën organike e cila mund të transformohet në asimilate bimore !”, tha ai.