Nuk është hera e parë në estradë, që dy këngëtare të kenë shoqëri shumë të afërt me njera tjetren.

Njohim shumë raste këngëtaresh që janë mike të afërta dhe që nuk e kanë zhvilluar ndjenjën e konkurrencës mes vete, shkruan “Kosovarja”.

Ky është edhe rasti i Ryva Kajtazit dhe Mimoza Mustafes, dy këngëtareve tona që kanë krijuar shoqëri shumë të bukur me njëra tjetren.

Koleget dhe miket shihen bashkë në skenë, duke e vizituar njëra tjetren në familje, por edhe në shëti e kafene të ndryshme. /Kosovarja/