Nuk ka nisur mirë Premier League 2022/23 për ekipin e Liverpool-it, që ka barazuar 2-2 në ndeshjen e parë të kampionatit të luajtur në transfertë kundër Fulham-it.

Sfida e luajtur në Craven Cottage është zhbllokuar në minutën e 32-të nga Mitrovic, i cili ka mposhtur portierin Alisson me një goditje të bukur me kokë.

FULHAM-LIVERPOOL GOLI I PARE MITROVIC

Kundërpërgjigja e Të Kuqve ka ardhur në minutën e 64-të, me blerjen e re Nunez, i aktivizuar në minutën e 51-të, që ka barazuar shifrat me një goditje spektakolare me thembër.

FULHAM-LIVERPOOL GOLI I NUNEZ

Festa e miqve nuk ka zgjatur shumë, duke parë se Mitrovic ka kthyer në avantazh vendasit me një penallti të fituar dhe të transformuar me një goditje perfekte.

FULHAM-LIVERPOOL GOLI I DYTE I MITROVIC

Një penallti që i ka dhënë fund ecurisë së Liverpool-it prej 51 ndeshjesh radhazi në Premier pa shkaktuar asnjë penallti, që ishte edhe ecuria më e gjatë në kompeticion.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk është dorëzuar dhe në ka arritur të barazojë përsëri në minutën e 80-të me Mohamed Salah.

FULHAM-LIVERPOOL GOLI I SALAH

Liverpool-i ka kërkuar me ngulm edhe golin e tretë, duke i shkuar shumë afër me goditjen e mrekullueshme të  Henderson në minutën e 94-t, që është ndalur nga traversa.