Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka publikuar fotografi nga pritja që i kanë bërë kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë të Skenderajt.
Lushtaku thotë se në shenjë respekti i ka dhuruar Ramës flamurin e UÇK-së.
Postimi i tij:
Kënaqësi e madhe që ta presim në konakun e Bacës Haxhi Thaçi, mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Edi erdhi në vizitë për të nderuar familjen e Presidentit Hashim Thaçi por edhe gjithë komunën tonë.
Në shenjë nderimi dhe respekti për vizitën, kryeministrit Edi Rama i dhurova flamurin e UÇK-së.