Pas goditjes me sanksionet perëndimore, përballjes me një ikje masive të kompanive, një “ikje truri” dhe një kolaps në eksporte, ekonomia ruse do të fshijë 15 vjet fitime.

Raporti i Institutit të Financave Ndërkombëtare (IIF) thekson se ekonomia e Rusisë do të tkurret 3 për qind në 2023, me shifra që ka të ngjarë të përkeqësohen pasi sanksionet pritet të zgjerohen dhe shtrëngohen në muajt e ardhshëm.

“Masat shtesë, si ato që lidhen me sistemin financiar dhe eksportet e importet kryesore ruse, do të ishin të mundshme dhe mund të çonin në pasoja dramatike për ekonominë ruse, si dhe aftësinë e qeverisë për të vazhduar përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë”, thekson raporti, përcjell .

IIF parashikon që kapitali rus do të tkurret 25 për qind në vitin 2022, importet me 28 për qind dhe eksportet 25 për qind.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me aleatët evropian kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse që synojnë të ndëshkojnë Rusinë dhe të pengojnë aftësinë e Moskës për të financuar agresionin e saj ushtarak në Ukrainë.