Policia e Kosovës njofton se ka sekuestruar 21 katalizatorë të veturave të ndryshme dhe dy kilogramë duhan në fshatin Stançiq.

Kontrabandimi i këtyre mallrave që dyshohet se është tentuar të futet nga Maqedonia e Veriut.

“Njësitë policore kanë ndalur veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, u gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme 21 katalizator të veturave të ndryshme dhe 2 kilogramë duhan, të cilat i dyshuari i kishte blerë në Maqedoni. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.