Senzacioni i rradhës: Conte trajner i skuadrës më të pasur në top 5 ligat!

senzacioni-i-rradhes:-conte-trajner-i-skuadres-me-te-pasur-ne-top-5-ligat!

Antonio Conte pasi i siguroi Interit titullin e Scudetto është gati të rikthehet si trajner dhe këtë në njërën nga skuadrat më të pasura në Europë.

Siç raporton Daily Mail, tekniku italian do të rikthehet të punojë përsëri në Premier League.

Ai do të jetë shumë shpejt trajneri i ri i skuadrës së Newcastle United e cila këto ditë edhe zyrtarisht do të kalojë në pronësinë e sheikut Mohamed Bin Salman.

Shumë ekspertë të futbollit po e shohin këtë investim si një revolucion në botën e futbollit pasi do të rritet edhe konkurenca në Premier League me fuqinë financiare që Newcastle do të ketë me Bin Salman.

Pronarët e rinj e kanë vlerësuar Antonio Conten si njeriun e duhur që mund ta ngrisë skuadrën pasi aktualisht gjenden në vendin e 19-të në renditjen e Premier League.

Kontakti: [email protected]