Gjithmonë në krah të Manchester United, i kuptuar si klub, ekip dhe tifozë. Gary Neville, flamuri historik i Djajve të Kuq dhe futbollit anglez në përgjithësi, ka dalë përsëri kundër “lojërave të parasë” që zhvillohen rreth skuadrës së zemrës.

Tema në fjalë, dividentët që duhet të hyjnë në xhep të pronarëve të klubit, familja Glazer, në orët në vijim. Në Twitter, Neville tha se ishte kundër asaj që do të ndodhte dhe propozoi një zgjidhje të përkohshme:

“Familja Glazer nuk duhet të marrë një divident prej 11 milionë sterlina siç është planifikuar për të premten e ardhshme. Kjo nuk është e drejtë duke pasur parasysh investimin që duhet të shkojë në ekip, stadium dhe ambiente stërvitore.

Situata ekonomike e klubit është në një pozitë mjaft të vështirë krahasuar me vitet e mëparshme. Duhet një njoftim që thotë se kjo praktikë (e dividentëve) duhet të ndalet për tre vitet e ardhshme”.

Do të shohim nëse do të bëhet diçka në këtë kuptim. E sigurt është se mendimi i ish-lojtarit padyshim synon të mirën e klubit dhe çështjeve që kanë lidhje me fushën e lojës ku Manchester United prej disa vitesh nuk po shkon mirë…