Bruno Fernandes dhe United, një histori komplekse që kritikët priren ta ndajnë në “para” dhe “pas” ardhjes së Cristiano Ronaldo-s.

Pa bashkëkombësin e tij, mesfushori sulmues i Djajve të Kuq ka shënuar 29 gola dhe 19 asistime në 53 ndeshje. Me ardhjen e CR7 ka luajtur 40 ndeshje, dhe rendimenti ka rënë.

Tetë gola dhe shtatë asiste. Mjaft për të ngritur dyshime për papajtueshmërinë mes të dyjave. Tezë e refuzuar nga vetë Fernandes në një intervistë të dhënë për Athletic.

FAJI IM

Lojtari merr përsipër përgjegjësitë e tij lidhur me rënien e rendimentit: “Ronaldo përfitoi nga asistet e mia, ndaj nuk mendoj se këto shifra duhet të konsiderohen negative.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm që nuk e kam përsëritur paraqitjen e ardhjes sime tek United, por nuk mendoj se kjo është për shkak të ardhjes apo pranisë së Ronaldo-s në fushë.

“Ndër të tjera, nuk kam më penallti pasi kam humbur dy radhazi. Sigurisht që nuk ishte faji i Cristiano-s, në të vërtetë, edhe sepse ai pothuajse kurrë nuk gabon nga pika e bardhë.

Dhe në periudhën e fundit në Premier kam luajtur për katër ndeshje dhe gjithsesi nuk shënova. Të luash me Ronaldo-n, qoftë edhe në kombëtare, është vërtet e bukur dhe e veçantë. Mjafton të them se falë tij shënova golin ndaj Maqedonisë së Veriut”.

BESIMI

Fernandes nuk lë vend për interpretim. “Çështja e rënies në nivel individual dhe ekipor gjendet diku tjetër. Kishte pak besim te United muajt e fundit. Si në fushë ashtu edhe te trajneri.

“Nëse ka vetëbesim, kur gabon një pasim reagon shpejt, ndihesh i aftë ta rregullosh gabimin. Mendoj se United ka paguar për fantazmat e së kaluarës.

“Dhe me këto fjalë dua të shpreh një koncept që lidhet me presionin. Deri vonë me çdo gabim ndjeje sytë mbi vete dhe ndjenjën e zhgënjimit të dikujt. Dhe sa më shumë hyn në këtë lak, aq më shumë humb besimin dhe fillon”.