Sezoni turistik këtë verë në vendin tonë pritet të shënojë një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur kufizimet dhe situata e pandemisë së Covid-19 ishte më e rënduar.


Por pavarësisht lehtësirave që pritet të aplikohej këtë sezon, sërish operatorët turistikë janë skeptikë për ardhjen e turistëve nga Europa.


Sipas kryetarit të operatorëve turistikë të jugut, më së shumti turistët që pritet të vijnë sivjet në jug të vendit do të jenë kryesisht shqiptarët e rajonit ato të Kosovës, maqedonas dhe nëse do të rihapen vende si Polonia dhe Çekia, që kanë masa izolimi për shkak të situatës nga Covid-19.


Sipas Bedinit, sfida e operatorëve shqiptarë, këtë sezon do të jetë konkurrenca me homologët e tyre në Mal të Zi, të cilët kanë filluar bum prenotimesh për shkak të uljes së çmimeve.


Aktualisht i gjithë personeli i operatorëve turistike të vendit janë në proces vaksinimi kundër Covid, në mënyrë që të kemi një sezon sa më të qetë dhe të sigurt për pushuesit./a2news