Që nga momenti që fanella e veshur nga Diego Armando Maradona në ndeshjen e Botërorit 1986-të kundër Anglisë është shitur për mbi 8 milionë euro, vazhdojnë të dalin si kërpudha lajme për nxjerrje në ankand të fanellave të tjera, më pak të rëndësishme për nga historia dhe pronari, por sigurisht interesante.

Dhe pasi te Manchester City kanë nxjerrë në ankand fanellën me të cilën Aguero ka shënuar golin në minutat e fundit që i ka dhuruar Premier League 2011/12 skuadrës së Mancini-t, tani ka ardhur radha e kushërinjve të përgjigjen me një copë pothuajse unike.

Sipas DailyMail, në fakt, ka bërë të ditur se do të dalë në ankand një fanellë e United e mbajtur në ndeshje nga Eric Cantona, që kushton mbi 12 mijë sterlina. Po çfarë ka të veçantë?

E PADUKSHME – Është një ekzemplar i një prej uniformave më të famshme të historisë së Manchester United dhe jo saktësisht në mënyrë pozitive.

Bëhet fjalë për fanellën e famshme gri “të padukshme” të sezonit 1995/96, që ka “nderin” të konsiderohet fanella më fatkeqe e mbajtur ndonjëherë nga Djajtë e Kuq.

Në fakt, është edhe fanella më e urryer nga Sir Alex Ferguson, deri në atë pikë sa trajneri skocez ka vendosur të mos e përdorë më… në mes të një ndeshje.

Dhe të mendosh se atë kampionat e ka fituar United, ndër të tjera me një përmbysje të bujshme kundër  Newcastle, që në janar kishte 12 pikë avantazh ndaj skuadrës së Sir Alex. Megjithatë, suksesi nuk ka ardhur sigurisht falë fanellës gri, duke parë se Cantona me shokë e kanë veshur pesë herë, duke humbur në katër raste.

KURRË MË – Humbja e fundit e pësuar me atë fanellë e ka bërë të çmendet trajnerin Ferguson. Në ndeshjen kundër Southampton-it (ka qenë humbja e vetme në 14 ndeshjet e fundit të sezonit të atij United), Djajtë e Kuq kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në disavantazh 3-0.

Dhe dikush ka patur kurajën t’i thotë Ferguson-it se cili mund të ishte problemi: me atë fanellë, futbollistët nuk arrijnë të gjejnë shokët e skuadrës, që ngatërrohen me publikun. Kështu, Fergie ka vendosur që skuadra të kthehej në fushë në pjesën e dytë me fanellën e bardhë me blu, uniforma e tretë e atij sezonit.

Edhe kjo zgjidhje nuk ka shërbyer për shumë, duke parë se ndeshja ka mbaruar 3-1, por fitorja e pjesës së dytë ka mjaftuar për të vendosur që fanella gri të mos përdorej më. Dhe kjo është arsyeja pse ajo e veshur nga Cantona vlen kaq shumë: është pothuajse unike, por është një mrekulli që Sir Alex nuk e ka bërë copë-copë.