Juventus dhe Arsenal kanë gati super shkëmbimin për merakton e verës.

Aaron Ramsey pritet të largohet nga Juventus pas vetëm dy sezoneve me fanellën e Zonjës së Vjetër.

Uellsiani nuk ka bindur drejtuesit me paraqitjet e tij. Ramsey ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, ka shënuar dy gola dhe ka bërë 5 asistime, mirëpo drejtuesit e Biankonerëve planifikojnë shitjen e 30-vjeçarit.

E përditshmja spanjolle Sport, raporton se Juventus është i gatshëm tia ofrojë Arsenalit kartonin e Ramsey në këmbim të Bellerin.

Bellerin nuk bën pjesë në planet e Topçinjëve dhe pritet të largohet nga Emirates gjatë kësaj vere.

Përveç Ramsey, Juventus do të ofrojë edhe një shumë parash. Bisedimet pritet të fillojnë pas europianit, ndërsa Biankonerët janë optimist për arritjen e marrëveshjes shkruan, Sport.