Elenë Stublla, nga Podujeva, mësuese në shkollën “Dardania”, në Prishtinë, ka reaguar me një shkrim prekës për kolegen e saj, Sadije Godeni, e cila u vra nga burri i saj, mëngjesin e sotëm në Prishtinë, njofton .

Stublla në shkrimin e saj, thotë se sot nuk u shua vetëm një grua, por edhe një pishtare e diturisë.

Mësuesja kërkon që i dyshuari për vrasjen e koleges së saj të dënohet me burgim të përjetshëm.

Shkrimi i plotë i Elena Stubllës për kolegen e saj të vrarë:

Sot do te duhej te ishte feste ne shkollen tone e te shihnim fytyra te buzeqeshura!

Vrasja makaber e koleges sone te dashur e ktheu ate ne lot e trishtim!

Arsimtarja Sadije, grua e kolege shume e respektuar qe percillte te secili nga ne miresi e edukate!

Sot nuk u mbyt vetem nje grua, sot u shua edhe nje pishtare e diturise!

Deri kur duhet te jetojme me friken se nenat, motrat e vet neve do na vrasi e dhunoj’ bota maskiliste!!!

Vrasjet te denohen me burg te perjetshem!

Pusho e qete tashme ne parajse engjell, se ti ishe engjell edhe ne toke!