Kai Havertz, heroi i Chelsea-t në finalen e fundit të Champions League, ka folur në lidhje me golin e shënuar kundër Manchester City-t në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit.

“I shqetësuar? Po, tani që e mendoj, kisha frikë se mos gaboja”, ka thënë Havertz.

“Këto janë momentet më të këqija sepse mendon: ‘nëse gaboj, kjo do të përfundoj në Youtube, Instagram dhe do të bëhem një meme’. Kam menduar vetëm se duhej të shënoja. Fatmirësisht ia kam dalë dhe më pas ka qenë vetëm një gëzim i madh. Janë këto momentet më të bukura në futboll”.

Me kalimin e muajve, futbollisti gjerman është kthyer në një lojyar kyç për Chelsea-n:

“Më kanë ndihmuar paraqitjet e mira dhe aktivizimi. Më është dashur të përballem me një futboll ndryshe, por tani jam mirë. Të gjithë presin shumë kur klubi bë një shpenzim të madh. Megjithatë, gjërat janë përmirësuar pas disa muajsh”.