Një nga lojtarët kyç të Manchester United të ri, është pezulluar për katër ndeshje. Casemiro ka marrë më shumë kartonë të kuq këtë sezon me Djajtë e Kuq sesa gjatë gjithë periudhës së tij me Real Madrid-in.
Mesfushori do të duhet të frenojë energjinë e tij konkurruese pas skualifikimit. Trajneri Ten Hag ka thënë: “Casemiro luajti 500 ndeshje në Europë dhe nuk kishte parë kurrë karton të kuq. Tani janë dy në Premier League”.
Ky është zhgënjimi i trajnerit të Manchester United. Kartoni i dytë i kuq i marrë nga mesfushori brazilian ka ardhur në ndeshjen e fundit të kampionatit të zhvilluar mes Manchester United-Southampton.
Ndeshja e cila përfundoi pa gola i vuri në vështirësi Djajtë e Kuq në telashe pas përjashtimit të brazilianit, i cili la shokët e tij me një lojtar më pak në minutën e 34-të të pjesës së parë për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit.