Ivan perisic duket se ka formalizuar një marrëveshje me Chelsea-n. Zhduket kështu mundësia për Inter-in që të rrisë ofertën për rinovimin e kontratës së lojtarit, që aktualisht është 4.5 milionë per dy vite.

Perisic dhe Blues duket se kanë rënë dakord për gjithçka: mungojnë vizitat mjekësore dhe formalitetet e fundit për të ratifikuar kalimin e tij në Londër, por nëse kroati nuk do të shkojë te Chelsea do të ishte një surprizë e madhe, sipas Sport Mediaset.

Fjalët e thëna në fund të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Juventus-it kanë vënë në dukje pakënaqësitë me drejtuesit zikaltër në lidhje me rinovimin.

Diferenca mes kërkesës së tij për një kontratë dyvjeçare prej 6 milionë eurosh në vit dhe oferta interiste për dy sezone me 4.5, ka qenë një pengesë e madhe për t’u kaluar.

Aq sa edhe Juventus-i është vënë në lëvizje për kroatin. Megjithatë, përfaqësuesit e tij kanë rënë dakord me Chelsea-n dhe transferimi i tij në Londër është pothuajse i sigurt.