Sot, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku një shtyllë elektrike ra mbi një veturë derisa po lëvizte.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Gashi.

E njëjta ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtve u është ofruar tretman mjekësor.

Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha Gashi. /Reporteri.net/.