Situata e Cristiano Ronaldo-s te Manchester United po bëhet gjithnjë dhe më e komplikuar. Nuk ka paqe për fenomenin portugez që pas fyerjeve të tifozëve në Tëitter është kritikuar edhe nga trajneri Erik Ten Hag.

Holandezi, që sapo ka marrë drejtimin e Djajve të Kuq, ka kërkuar ta rikuperojë CR7 në të gjitha mënyrat për ta bindur të qëndrojë në Old Trafford, por ajo që ka ndodhur në miqësoren kundër Rayo Vallecano-s nuk i ka pëlqyer aspak holandezit.

Largimi para kohe nga stadiumi nga ana e Cristiano Ronaldo-s dhe lojtarë të tjerë të United është komentuar me këto fjalë nga Ten Hag:

“Sigurisht që nuk e pranoj. Mendoj se kjo është e papranueshme. Për të gjithë. Jemi një skuadër dhe duhet të qëndrosh deri në fund”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, vera e Cristiano Ronaldo-s duket se do të pasurohet me një tjetër kapitull të hidhur në javën e parë të sezonit të ri të Premier League.

Sipas The Sun, në fakt, trajneri Ten Hag duket se ka vendosur ta përjashtojë portugezin nga formacioni titullar i skuadrës për sfidën e parë të kampionatit.

Djajtë e Kuq do të presin Brighton në shtëpi të dielën e ardhshme në orën 15 dhe në vendin e portugezit në sulm duket se do të jetë francezi Martial.