Tottenham-Arsenal, ndeshje e shtyrë e javës së 22-të të Premier League, mund të rezultojë vendi mtare në garën për një vend në Champions mes dy skuadrave londineze.

Në pritje të përfundimit të ndeshjes së sotme, Topçinjtë mbajnë vendin e katërt me një avantazh prej katër pikësh ndaj Spurs dhe sot mund të sigurojnë kualifikimin.

Skuadra e Antonio Conte-s synon të marrë një fitore sot për të shkuar vetëm një pikë larg rivalëve dhe për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e katërt.

Sfida ka filluar mirë për vendasit, që kanë arritur ta zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 22-të me një penallti të transformuar nga Harry Kane.

Xhaka me shokë janë befasuar nga vendimi i marrë nga arbitri Tierney, i cili e ka dhënë penalltinë pas një faulli të shkaktuar në zonën e rreptësisë ndaj Son.

VIDEO

Por, sikur te mos mjaftonte goli i pare, Harry Kane ka shenuar edhe golin e dyte duke qene ne vendin e duhur ne goditjen e kendit dhe topit qe ka shkuar aty pasi eshte devijuar nga nje shok i skuadres.

VIDEO GOLI 2