126 milionë euro hua nga Banka Europiane për Investim dhe BERZh si dhe një grant prej 72 milionë eurove, është shuma totale që janë marrë për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit, këto shifra i tregoi për TV21 ministri i mjedisit Naser Nuredini, por Maqeodnia mund të dalë në humbje nga ky projekt pas skandalit për të cilin ditë më parë foli Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska.

TV21: Nëse ky projekt dështon, a i humbim këto para?

Nuredini: Shikoni, kemi biseduar se shqetësimi është aty, kemi folur edhe me Bashkimin Europian për grant-komponentët të cilat i kemi, ata ende nuk mund të shprehen për këtë, por pjesa tjetër është si kredit të cilin e kemi nënshkruar. E kemi nënshkruar por ende nuk e paguajmë, por marrëveshjen e kemi nënshkruar, huazimin ende nuk e paguajmë, kur ta përdorim huazimin atëherë do të fillojmë ta paguajmë kredinë.

TV21: Nëse ne e kemi nënshkruar kredinë dhe duhet të nisim ta realizojmë dhe nga ana tjetër projekti nuk bëhet, pra ne humbim si shtet?

Nuredini: Ne zakonisht humbim si shtet nëse projektet e mëdha në shtet nuk ndërtohen, gjithmonë humbim. /TV21