Pas mbledhjes dhe shkarkimit nga pronaret e Manchester United, tashmë ish-trajneri Ole Gunnar Solskjaer, mundi t’u thoshte lamtumirë tifozëve me një intervistë për kanalet zyrtare të klubit:

“Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë ky klub për mua dhe çfarë doja të arrija këtu. Do të kisha dashur të bëja një hap më tej për të luftuar për kampionatin dhe për të fituar trofe, nuk do të jap intervista, po largohem nga dera kryesore, sepse të gjithë e dinë se çfarë kam dhënë për këtë klub, për fat të keq nuk kam mundur të marr rezultatet që na duheshin, dhe është koha që unë të largohem”.

Pavarësisht se si shkoi, mbështetja e drejtuesve nuk ka munguar kurrë: “Unë kam qenë gjithmonë i mbështetur – vazhdoi Solskjaer – E di që po largohem nga një ekip më i mirë: mjedisi është fantastik, duhet të kesh argëtim nëse vjen dhe punon këtu. Nuk dua të bëj ndonjë parashikim te forte, por dy herë që u largova nga Molde, ata fituan kampionatin vitin e ardhshëm: më mirë për ate që mer stolin tim”