Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vranësirat do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.

Megjithatë, sipas IHMK-së, java e parë e verës do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit. Të kujtojmë se stina e verës astronomike fillon ditën e marte, dt. 21.06.2022 në orën 11:13.”