Një lajm i bujshëm është dhënë nga El Nacional.

Gareth Bale mund të kthehet te Southampton, klubi anglez i Premier League ku është rritur.

Duket se uellsiani do të jetë goditja e madhe e pronarit të ri të Shenjtorëve, Dragan Solak, i cili mësohet të ketë kontaktuar Florentino Perez-in për ta pyetur nëse mund ta kthejë në “shtëpi” Bale.

Duke parë se kontrata e tij me Los Blancos skadon verën e ardhshme, Bale mund të kthehet të veshë fanellën e klubit që e ka rritur nga U18 e deri në skuadrën e parë.

Real nuk ka ndërmend t’ia rinovojë kontratën dhe Southampton mund të jetë rasti i duhur për yllin e madrilenëve.

Shumë shpejt, Armando Broja mund të ketë një galaktik në skuadër.