Fitorja e Premier League me Manchester City-n, forma e mirë e treguar me Anglinë pavarësisht minutave jo të shumta që ka patur në dispozicion gjatë sezoneve të fundit.

Raheem Sterling ka shpjeguar se në çfarë mënyrë ka arritur të marrë rezultate të mëdha dhe të bëjë paraqitje të mira gjatë periudhës së fundit.

Siç ka bërë të ditur The Sun, sulmuesi i Tre Luanëve ka qenë protagonisti i një podcast-i me shtatë episode ‘Headspace’ që gjendet në aplikacionin ‘Poëer of Mind with Raheem’, që flet për shëndetin mendor.

Në këtë këndvështrim, anglezi ka shpjeguar rëndësinë e shëndetit mendor: “Stërvitja mendore, nëpërmjet meditimit, është po aq e rëndësishme sa stërvitja fizike: e bëj rregullisht dhe më ndihmon të kem një mendje shumë më të qetë, më të qartë dhe më të kthjellët.

“Kur jemi në një gjendje të mirë mendore, potenciali ynë është i pakufizuar. Meditimi është një stërvitje shumë e mirë: pasi kam mësuar të stërvit mendjen, e kam patur fuqinë në mendjen time, jo anasjelltas, që ka qenë edhe një pikë kthese”.