Premier League ka fituar çështjen gjyqësore me PPTV, platforma streaming që kishte të drejtat televizive të kampionatit anglez në Kinë.

Shtypi britanik ka bërë të ditur se Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar ka dalë kundër PPTV, në pronësi të Suning (kompania që zotëron edhe Inter-in), duke e dënuar që të paguajë një shifër të përafërt me 200 milionë euro.

PPTV nuk ka arritur të paguajë dy këstet e marrëveshjes së arritur në 2020-ën, në momentin e ndalesës së Premier League për shkak të pandemisë Coronavirus.

Marrëveshja e PPTV për të drejtat ekskluzive të Prmier League në Kinë, që ndërkohë është prishur, duhej të zgjaste nga sezoni 2019-20 në sezonin 2021-22 dhe kishte një vlerë mbi 700 milionë dollarë.