Alessio Romagnoli bën gati valixhet, gati largimi nga Milani.

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro gjatë kësaj vere.

26-vjeçari nuk ka arritur marrëveshje me Rosonerët për rinovimin e kontratës e cila i skadon vitin e ardhshëm dhe drejtuesit kanë vendosur ta shesin.

Calcio Mercato, shkruan se interesim për Romagnolin ka shfaqur Barcelona dhe Blaugranët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit kartonin e Firpos dhe një shumë parash.

Rosonerët e shohin Firpon si një zëvendësues ideal të Theos dhe bisedimer pritet të fillojnë së shpejti.