Do të ketë javë plot surpriza për kampionin portugez, tashmë të angazhuar në Botërorin e Katarit. Kanë ardhur lajme interesante për të ardhmen e tij me lamtumirën e mundshme që në janar nga Manchester United.

Shumë deklarata kritikojnë hapur drejtuesit e klubit anglez dhe trajnerin holandez Ten Hag. Marrëdhënia e tyre është reduktuar në minimum dhe kështu CR7 do të dëshironte gjithashtu të rikthehej të luante në Champions League për të vazhduar rivalitetin e përjetshëm me Lionel Messi-n.

Siç zbulohet nga tabloidi anglez “The Sun” duket se ka një interes të madh nga David Beckham, ish-shoku i tij i skuadrës në kohën e Manchester United, i cili do të dëshironte ta merrte Cristiano Ronaldo-n tek Inter Miami që në janar.

Pronari i klubit prestigjioz amerikan duket se ka pasur tashmë kontakte me përfaqësuesit e portugezit, të cilët gjithashtu mësohet se janë të interesuar të fluturonin drejt Shteteve të Bashkuara. Por duket se objektivi numër një mbetet Lionel Messi: në rast se argjentinasi nuk bindet, CR7 është gati.

Lamtumira e tij me Manchester Unitedin tashmë është vetëm çështje orësh: në janar do të ndodhë ndarja mes Ronaldo-s dhe Djajve të Kuq pas deklaratave të shumta të bujshme kundër klubit anglez.

Në verë ai u përfol edhe për një kalim te Napoli me një super shkëmbim me Victor Osimhen, por në fund mbeti pa shumë entuziazëm në Premier League. Tani do të jetë vendimi përfundimtar për të gjetur përsëri qetësinë diku tjetër duke përqafuar një projekt të ri emocionues.

Kampioni portugez dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij në Europë dhe të luajë sërish në Champions League pasi Messi është gjithmonë shumë aktiv me PSG-në.

Dëshira e tij për revansh është me të vërtetë e rëndësishme për të dalë në fushë me të njëjtën dëshirë si kurrë: në këtë pjesë të sezonit ka pasur shumë zhgënjime me fanellën e Manchester United, të cilën ai e kishte zgjedhur pas lamtumirës me Juventus-in për t’u kthyer në origjinë.

Edhe klubi tjetër i MLS-së (Major League Soccer), Los Angeles Galaxy, mund të mendojë për blerjen e portugezit, i cili do të jetë i përqendruar në Botërorin e Katarit.