Takimi i Fjorit dhe Samiut duket se nuk ka shkuar siç duhet, pavarësisht se ajo ka shprehur debulesë e pëlqim të madh për të.

Që në fillim, Samiu i bëri të qartë se një takim që kanë pasur jashtë programit nuk i ka pëlqyer. Pas kësaj, Samiu e pyeti për marrëdhëniet seksuale, gjë që revoltoi Fjorin.

Sami: Çfarë ke që po fërkohesh?

Fjori: Pse po të pengoj?

Sami: Ndoshta po bëhesh horny.

Fjori: Të përballoj edhe pse je i dehur.

Sami: Kur është hera e fundit që ke bërë marrëdhënie seksuale?

Fjori: Nuk mund ta them.

Sami: Po sikur të them që unë e di se kur ke kryer.  Janë disa gjëra që shihen dhe mendon se po humb kohë aty se nuk do të përputhesh.

Fjori: E ke shumë gabim. Ke gjithë takimin që përmend emrin e një vajze tjetër (Efit). Nuk e di pse e bën, por nëse e bën prap nuk do kesh takim me mua.

Samiu: Arsyeja pse kam dalë me ty është që të të jap një mundësi. Nuk kam dashur të të refuzoj.

Fjori: Nuk ka mashkull që më refuzon dhe më reziston. Çfarë do të doje ta bëje dhe nuk mundesh? Pse mbete pa fjalë?

Samiu: Do të doja të isha diku tjetër.

Fjori: Pa mua?

Samiu: Pa ty. 

Fjori: Çfarë të ndryshoj?

Samiu: Flet pa lidhje. Majmunin e mbulon, nuk e nxjerr në shesh se na e shpife.

Fjori: Këto gjëra mua në takim mos mi diskuto. Isha duke kërcyer dhe më dolën të brendshmet pa dashje.