Mesfushori danez Mikkel Damsgaard është pranë transferimit në Premier League, te skuadra e Brentford. Për 22-vjeçarin, që luan në Serie A me ekipin e Sampdoria, ka ardhur një ofertë e mirë financiare, që klubi xhenovez nuk mund ta refuzojë.

Skuadra angleze ka ofruar 20 milionë euro, 14 prej të cilave “cash” + 6 milionë euro bonus. Një shumë që duket se ka bindur skuadrën e Sampdoria, që është në vështirësi financiare dhe një shifër e tillë është një komardare shpëtimi.

Mesfushori danez, që në europianin e fundit shkëlqeu me kombëtaren, vjen nga një seozn i vështirë, kushtëzuar nga një dëmtim i rëndë dhe i gjatë, që e mbajti larg dushave disa muaj. Ai ka rikuperuar dhe tashmë është gati.

Skuadra e Sampdoria, e vetmja pa një president dhe në bisedime për të ndryshuar pronësi, duket se ka pranuar ofertën dhe me paratë që do të fusë në xhep do të gjejë një zëvendësues. Villar, që luan me Roma, do të jetë zëvendësuesi i Damsgaard.