Antonio Rudiger është kthyer të flasë për lamtumirën e tij nga Chelsea në fund të sezonit, për t’u transferuar me kosto zero te Real Madrid.

Mbrojtësi ka shpjeguar emocionet dhe ndjesitë e tij në lidhje me ndryshimin e ardhshëm, pas humbjes të pësuar në finalen e Kupës së Anglisë kundër Liverpool-it.

“Nuk dua të flas në detaje. Ekzistonte një mundësi, por sanksionet nuk ishin problemi”, ka thënë Rudiger në lidhje me arsyet që e kanë shtyrë të mos e rinovojë kontratën me Chelsea-n.

“Kanë kaluar pesë vite me ulje dhe ngritje. Ka patur shumë gjëra pozitive, por është për këtë  arsye që jam akoma më i zhgënjyer sepse doja një mbyllje ndryshe (me fitoren e Kupës së Anglisë). Cështja ka lidhje me të gjitha palët, me mua dhe klubin.

“Chelsea ka qenë fantastik me mua dhe unë kam qenë fantastik për Chelsea-n. Jam shumë mirënjohës, për veten dhe familjen time. Jam bërë burrë këtu. Fëmijët e mi kanë lindur dhe janë rritur këtu. Londra, dhe mbi të gjitha Chelsea, do të jetë gjithmonë speciale për mua”.