Një person u vra dhe tre u plagosën në një sulm të dielën pranë Murit Perëndimor në Jerusalem. Sulmuesi u vra nga forcat e sigurisë.

Për shkak të kësaj, forcat policore mbyllën Qytetin e Vjetër, raporton Harec.

Sipas Associated Press, të shtënat kanë ndodhur përballë Malit të Tempullit në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Sulmuesi u identifikua si palestinez.

Shërbimi i urgjencës bëri të ditur se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spital. Njëri nga ta, rreth të tridhjetave, u transportua në spital me një dëmtim të madh në kokë.

Dy policë gjithashtu kanë mbetur të plagosur lehtë.

Raportet e para thonë se sulmuesi ka qëlluar nga një mitraloz i improvizuar.

עוד סרטון מהכניסה להר הבית pic.twitter.com/0yuqSWJdYY

— نير حسون Nir Hasson ניר חסון (@nirhasson) November 21, 2021