Policia e Kosovës ka raportuar për një tentim-vrasje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.

Sipas, Policisë janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit derisa kanë qenë me veturë në lëvizje e kanë goditur viktimën mashkull kosovar i cili ka qenë duke pastruar rrugën nga bora.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

“Podujevë, 12.01.2022-11:01. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit derisa kanë qenë me veturë në lëvizje e kanë goditur viktimën mashkull kosovar i cili ka qenë duke pastruar rrugën nga bora. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thekson raporti.