Tek skuadra e Interit gjërat nuk janë duke shkuar aspak sipas planeve të skuadrës.

Kjo për faktin që tashmë problemet ekonomike kanë filluar të reflektohen edhe në kontratat e futbollistëve.

Tashmë është Lautaro Martinez ai i cili ka refuzuar një rinovim kontrate pasi po kërkon një pagë prej të paktën 6 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid po vëzhgojnë situatën nga larg.

Calciomercato.com raporton që paga prej 4.5 milionë eurosh në vit nuk do të jetë e mjaftueshme për ta bindur atë që të qëndrojë.

La Gazzetta dello Sport nga ana tjetër deklaroi që Inter nuk dëshiron të shesë argjentinasin për shkak se para atij pritet shitja e Achraf Hakimit.