Kuvendi i Komunës së Podujevës do të mbajë mbledhjen e radhës së rregullt më 30 qershor, shkruan .

Për këtë mbledhje, janë paraparë të diskutohen pesë pikë të rendit të ditës.

Prej tyre, bënë pjesë edhe vënia në diskutim publik “Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e zonës “Ushton Lumi” në Popovë si zonë të mbrojtur të natyrës dhe Elaborati: Studimi për arsyeshmërinë profesionale për marrjen në mbrojtje të vlerës së natyrës: “Trungu i Qarrit” në fshatin Lupc i Poshtëm” .

Në po këtë seancë po ashtu do të diskutohet edhe për orarin e punës së bizneseve dhe për kornizën afatmesme buxhetore 2023/25./