Natën e sotme, në spektaklin e Big Brother VIP Albania, Fifit i ra të fikët.

Këngëtarja nga Kosova pati një debat me opinionisten Balina Bodinaku, ku kjo e fundit i tha se Fifit i ka munguar vëmendja në historinë me Dj PM dhe Sarën, andaj dhe ka reaguar keq mes puthjes së dyshes.

“Ti Fifi nuk e dashuron dashurinë, por ti e dashuron vëmendjen”, ishin fjalët e opinionistes.

Kjo gjë ka nervozuar Fifin e cila ka thënë se nëse jashtë mendohet kështu, ajo është gati ta lërë shtëpinë e Big Brother.

Më pas Arbana ka bërë të ditur se doktorët tanimë kanë qetësuar gjendjen e Fifit dhe tani ajo është mirë.

Por, këngëtarja nga Kosova ka bërë gati valixhet dhe në një moment vendosi të largohej nga shtëpia.

Tutje, ajo në dhomën e rrëfimit ka folur me Arbanën dhe shumë shpejt pritet të merret një vendim për të, që edhe banorët të jenë të qetë në lojën e tyre.