Çmimet vjetore për edicionin e tetë të festivalit MonoAKT 2021, janë ndarë sot ( 7 tetor).

Ngjarje kjo e zhvilluar në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, ku u shpërblyen me çmime emra të njohur nga kinematografia vendore.

Çmim special për “vepër jetësore” iu dha regjisorit të njohur, Selami Tarakut, babit të modeles së njohur, Morena Taraku.

Kjo e fundit, është shprehur krenare duke ndarë listën e çmimeve në një status në InstaStory duke nënvizuar çmimin special dhe ku bëri një shkrim dedikues me emocion për të atin.

“Ti e meriton sepse asnjëherë nuk u ndale së dhëni në artin shqiptar…përveçse gjithë atyre shfaqjeve, e veprave rritë edhe shumë studentë që sot marrin çmime botërore nëpër botë…të dua shumë babai, urime nga zemra”,ishte shkrimi i artistes.

Përkundër çmimit, ajo poston statuse të tilla për të atin shpeshë herë duke u shprehur se është edhe pika e dobët e saj duke qenë se ajo është rritur pa nënë shumë herë ka thënë se të atin e kishte edhe nënë dhe baba.