Tre debutime, dy fytyra të reja, por vetëm një njeri që tifozët e Arsenalit dëshironin ta shihnin mbi të gjithë… William Saliba mbërriti në Londër në vitin 2019, por iu deshën plot 3 vite për të debutuar. Arsenali pagoi 27 milionë sterlina për mbrojtësin asokohe, për ta blerë kartonin që zotërohej nga St. Etienne.

Pas 3 vitesh në huazim në Francë, Saliba është rikthyer tek Arsenali këtë verë dhe që në sfidën e parë në Premier League, u shpall njeriu i ndeshjes. Ndoshta detyra më e madhe e Saliba mbrëmë nuk ishte zmbrapsja e sulmuesve të Crystal Palace, por një paraqitje e jashtëzakonshme në të gjitha aspektet.

Gjiganti francez u largua nga “Selhurst Park” duke mbajtur portën e pastër, një fitore dhe çmimin lojtari i ndeshjes, pas një paraqitje gjakftohtësie dhe finese.

Paraqitet e Saliba e kanë bindur tashmë trajnerin Mikel Arteta, i cilia ka zhvendosur Ben White në krahun e djathtë të mbrojtjes, për të lënë Saliban së bashku me Gabriel Magalhaes në qendë.

Askush prej lojtarëve në fushë nuk kishte bërë më shumë largime, apo nuk kishte fituar topin më shpesh se William Saliba. Gjithashtu, mbrojtësi francez kishte një saktësi prej 97% të pasimeve të sakta. Ky ishte një fillim i mirë për mbrojtësin francez, edhe pse u deshën plot 3 vite për të debutuar…