Konferenca e parë për shtyp e sezonit për Antonio Conte, gati për të nisur sezonin e tij të dytë në krye të Tottenham, i pari që nga fillimi i sezonit. Trajneri gjatë bisedës me gazetarët ka folur për merkaton e klubit londinez dhe konkurrencën me emrat e mëdhenj të Anglisë si City dhe Liverpool:

“Ne po përpiqemi t’i bëjmë gjërat me sens të përbashkët dhe unë e di qe duhet të përpiqemi të përmirësojmë klubin. Nuk është e lehtë sepse duhet të përpiqemi të mos bëjmë gabime veçanërisht në merkato.

Mendoj se po bëjmë gjëra të mira, me sens të përbashkët për të përmirësuar cilësinë dhe skuadrën! Mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur, por duhet pak durim, kohë sepse nëse doni të ndërtoni diçka për të luftuar për qëllime të rëndësishme, duhet të punoni dhe të përmirësoheni në çdo moment”.

“United përfundoi në vendin e gjashtë sezonin e kaluar, pavarësisht se kishte blerë Sancho, Varane dhe Ronaldo. Dy sezone më parë, ata përfunduan në vendin e dytë. Ata bënë këtë dritare transferimi për të fituar kampionatin dhe përfunduan në vendin e gjashtë.

Duhet t’i kushtoni vëmendje të gjitha këtyre situatave sepse ne e dimë se në Angli është e vështirë të fitosh. Ne duam të përpiqemi të përmirësohemi në krahasim me sezonin e kaluar, ky është qëllimi ynë.

Nëse më pyesni për Cityn apo Liverpoolin, përgjigja ime është se po flasim për dy nga klubet më të mira në botë që punojnë me të njëjtet trajnere për shtatë vjet. Unë jam në një pozicion ku është shumë e vështirë për të tjerët të mbyllin diferencën, por ne duhet ta bëjmë atë.

Ju duhet të shpenzoni 100 milion sterlina për gjashtë lojtarë, ata shpenzojnë 100 milion sterlina për një ose dy lojtarë. Ky është ndryshimi. Ata e meritojnë të qëndrojnë atje sepse punojnë shumë mirë, kanë të njëjtin trajner prej kohësh dhe e mbështesin. Për t’u bërë një ekip i fortë duhet stabilitet, një vizion dhe më pas shohim që shkojmë hap pas hapi për të reduktuar hendekun”.