Tottenham është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi.

Argjentinasi momentalisht te gjiganti francez është zëvendësues me Pochettinon që preferon treshen Mbappe, Neymar dhe Messi, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që Mbappe mund të largohet këtë verë, tekniku argjentinas vazhdon ta lërë titullar para argjentinasit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tottenham ka shprehur interesimin për Icardin dhe e do verën tjetër.

Harry Kane që ishte i lidhur me largimin verën e kaluar, vazhdon të ‘ëndërrojë’ për kalimin te Man City, andaj Spurs tashmë kanë gjetur pasuesin.

Pos Icardit, si alternativë PSG-ja e vlerëson edhe sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic