Te skuadra e Tottenham nuk e kanë mirëpritur lajmin e anullimit të derbit të Londrës ndaj Arsenal, sfidë e planifikuar për t’u luajtur ditën e diel. Kanë qenë “topçinjtë” ata që bënë një kërkesë për shtyrjen e sfidës, pasi kanë mjaft lojtarë të infektuar me Covid-19, apo që nuk janë pasi luajnë në Kupën e Afrikës.

Por skuadra e trajnerit Antonio Conte ka reaguar për këtë shtyrje, duke mos e mirëpritur lajmin: “Duhet të riprogramojmë ndeshjen tonë, ndërkohë që kërkesa jonë për të spostuar sfidën ndaj Leicester, nuk u aprovua. Në Europë u eliminuam nga kjo gjë. Ndaj është e rëndësishme të bëhet qartësi me rregullat dhe aplikimin e tyre”.

Club statement.

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 15, 2022