Tottenham i Antonio Conte e ka nisur sezonin e ri të Premier League me një fitore të thellë dhe bindëse 4-1 të arritur në shtëpi kundër Southamtpon-it.

TOTTENHAM-SOUTHAMPTON GOLI I WARD-PROWSE

Megjithatë, ndeshja nuk ka filluar aspak mirë për londinezët, me miqtë që kanë arritur të gjejnë golin e avantazhit pas vetëm 12 minutash lojë me një goditje të bukur të Ward-Prowse.

TOTTENHAM-SOUTHAMPTON GOLI I SESSEGNON

Reagimi i vendasve ka qenë pothuajse i menjëhershëm, duke arritur të përmbysin rezultatin në harkun e 10 minutave me Sessegnon (21′) dhe Dier (31′).

TOTTENHAM-SOUTHAMPTON GOLI I DIER

Në pjesën e dytë kanë ardhur edhe dy golat që i kanë siguruar tri pikët londinezëve dhe vendin e parë përkohësisht në renditje.

TOTTENHAM-SOUTHAMPTON GOLI I KULUSEVSKI

Goli i tretë ka q enë një dhuratë e Salisu, i cili ka shkaktuar një autogol qesharak në minutën e 60-të, para se Kulusevski të realizonte të katërtin në të 63-ën.

TOTTENHAM-SOUTHAMPTON AUTOGOLI I SALISU

Për sa u takon ndeshjeve të tjera të luajtura në orën 16, Bournemouth ka mundur 2-0 në shtëpi Aston Villa-n, Leeds ka fituar 2-1 me përmbysje kundër Wolves dhe Newcastle ka mundur 2-0 Nottingham në shtëpi.