Tottenham e ka hapur sezonin e ri të Premier League duke pritur në shtëpi skuadrën e Southampton-it në javën e parë të kampionatit anglez.
45 minutat e para të sfidës që po luhet në Tottenham Hotspur Stadium të Londrës kanë dhuruar tre gola dhe një përmbysje.
Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 12-të me një goditje të bukur të Ëard-Proëse brenda zonës së rreptësisë.
Kundërpërgjigjja e skuadrës së Antonio Conte-s nuk ka vonuar. Sessegnon ka barazuar për vendasit në minutën e 21-të me një goditje me kokë pas një krosimi të bukur të Kulusevski-t.
Dhjetë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë për Tottenham, që është shënuar me një tjetër goditje të bukur me kokë nga Eric Dier. Asist për Son.