Trajneri italian Maurizio Sarri mund të rikthehet në Premier League, këtë herë për të drejtuar skuadrën e Tottenham. Lajmi është konfirmuar sot nga e përdithsmja italiane “Il Messaggero”, që zbulon se mes kandidatëve për të zënë vendin e Antonio Conte është edhe trajneri aktual i Lazio.

Kontrata e Conte me Spurs skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë. Për këtë arsye, te Tottenham janë duke lëvizur dhe kërkuar për një alternativë. Orët e fundit përflitet edhe për Maruzio Sarri si zëvendësues, që dikur ka drejtuar në Londër skuadrën e Chelsea.

Sipas mediave, Tottenham dëshiron të vijojnë me një trajner italian dhe me filozofinë e futbollit italian, ndaj dhe po mendojnë për Sarri. Më herët është përfolur edhe për Thomas Tuchel, por gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrë Antonio Conte, ende i dyjëzuar për të ardhmen e tij në Londër.