Big Brother kishte përgatitur një klip mes tre konkurrentëve, Beniadës, Donaldit dhe Arditit.

Madje ky i fundit është shprehur se ka një pëlqim ndaj modeles shqiptare.

Në klipin e vënë u shfaqen momente të treshes gjatë këtyre ditëve, ku nuk munguan as pyetjet e sikletshme drejtuar Beniadës.

Mirëpo, ani pse u komentua se modelja pëlqen Donaldin, ndërsa Arditin vetëm si shok, ishte vetë Donaldi ai i cili tha se ky klip ishte i tepërt pasi ato momente kanë ndodhur me këdo.

Aktori gjithashtu u shpreh se e kishte kuptuar me kohë që i pëlqente Beniadës, gjë që sipas tij është normale.

“E kisha kuptuar me kohë. Sidoqoftë ajo është gocë fantastike dhe më pëlqen të diskutojë me të”, tha Donaldi.