Roberto Carlos ka zbuluar një prapaskenë të merkatos në një intervistë të dhënë për Sportbible.

“Do të më kishte pëlqyer të luaja në Premier League, thjesht nuk e kam nënshkruar kurrë kontratën edhe pse shpesh ishte gjithçka e kryer dhe mungonte vetëm firma”, ka thënë braziliani.

“Mund të kisha luajtur në Angli në të paktën tre raste: Aston Villa në 1993, Birmingham City në 1994 dhe Chelsea në 2007. Do të më kishte pëlqyer me të vërtetë të luaja në Angli, por nuk kam pengje. Kam luajtur për Real Madrid, klubi më i mirë në botë”.

Roberto Carlos ka zbuluar edhe lojtarin e tij anglez të preferuar: “Kapiteni i madh, John Terry. Lampard dhe Gerrard kanë qenë të mrekullueshëm, por Terry ishte i një niveli tjetër…”.