Juventus po punon për të realizuar goditjen e ardhshme të madhe në merkato. Drejtuesit e bardhezinjve kanë vënë në shënjestër dy yje francezë, një për mesfushën dhe një për sulmin.

Pengesa më e madhe për torinezët mund të jetë Thomas Tuchel dhe Chelsea i tij.

Sipas Tuttosport dhe Mundo Deportivo, Blutë janë konkurrenca kryesore e Juventus-it për Aurelien Tchouameni dhe Ousmane Dembele.

Mesfushori, i cili sapo ka fituar Nations League me Francën, duket se ka dëshirë të largohet nga Ligue 1 për të kaluar te një skuadër e madhe. Monaco e vlerëson 40 milionë euro.

Për bardhezinjtë, Tchouameni është zgjedhja e parë në mesfushë, por Chelsea mund t’u prishë planet. Përveç yllit të Monaco, Tuchel kërkon të “djegë” Zonjën edhe për Ousmane Dembele, kontrata e të cilit me Barcelona-n skadon 30 qershorin e ardhshëm.

Juventus e shikon sulmuesi si zëvendësuesin ideal të Cristiano Ronaldo-s, por Blutë mund t’i garantojnë një rrogë shumë më të lartë.