Të martën mbrëma në spektaklin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Semi u zgjodh më e papëlqyera nga votat e publikut.

Duket se kjo gjë e ka mërzitur banoren, e cila nuk qenë në gjendje të mirë emocionale.

Ndërsa edhe një deklaratë e bërë nga këngëtarja kosovare, Fifi ka bërë që Semi të përlotet.

Ajo u përpoq të qëndronte e vetme, teksa gjendja e saj u vërejt nga DJ PM i cili u përpoq ta qetësonte atë.

‘’Edhe nëse je negative punë e madhe. Nëse do të bëhesh negative bëhu negative’’, i tha ai.