Volodymyr Kudrytskyi, kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo, ka njoftuar se Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë me shitjen e energjisë elektrike në BE.

Ai madje theksoi se këta numra pritet të rriten ndjeshëm në muajt e ardhshëm, transmeton .

Ukraina filloi me eksportimin e energjisë elektrike në BE përmes Rumanisë gjatë 1 korrikut. E kjo lëvizje erdhi në kohën kur BE-ja po tenton të largohet nga nafta dhe gazi rus, si pasojë e luftës së nisur në Ukrainë.

Sot, të ardhurat nga eksportet që kishim me një kapacitet 100 MW, në muajin e parë na sollën më shumë se 700 milionë hryvnia, si operator i sistemit energjetik, për qasje në rrjetet e energjisë ndërshtetërore”, shtoi Kudrytskyi.

“Është e qatë se me rritje të volumit të eksportit të lejuar, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm”, tha për fund kreu i operatorit të rrjetit elektrik Ukrenergo.