Gjate prezantimit të Robert Lewandowskit si lojtari më i ri i Barcelonës, joan Laporta shprehu besimin e tij se do të ishte në gjendje të regjistrojë të gjitha transferimet e verës dhe për këtë arsye të përmbushë kërkesat financiare të La Liga.

Në fakt, ai u mburr me operacionet financiare të klubit të përfunduara ditët e fundit. Presidenti i katalanasve ka zbuluar se klubi ka fituar 868 milionë euro, duke numëruar 4 “levat”, që korrespondojnë me të drejtat televizive dhe shitjen e pothuajse gjysmës së “Barça Studios” si dhe fitimet kapitale.

“Ne kemi punuar për t’i regjistruar të gjithë ata. Ne kemi punuar shumë dhe mirë për të përmbushur kërkesat e ligës spanjolle. Nëse na duhet të bëjmë më shumë biznes, do ta bëjmë. Jemi në pritje. Është një vendim që duhet ta marrë La Liga. Ne kemi respektuar atë që kërkohet. Ne kemi besim se do të jemi në gjendje t’i regjistrojmë ato”, është shprehur Laporta

Barcelona ka pasur një merkato të shkëlqyer transferimi, pavarësisht vështirësive të saj financiare, pasi ka nënshkruar me lojtarë si Robert Lewandowski dhe Raphinha. Por pronari i Leeds, Andrea Radrizzani, i cili do të jetë i etur për të marrë tarifën e plotë që Barcelona i detyrohet për Raphinha-n, i ka dërguar një paralajmërim klubit katalanas.

“Nuk e di për prapaskenat dhe se si papritmas i gjetën paratë, nuk është e qartë”, tha Radrizzani për Barcelonën në “The Athletic”. “Shiko, do t’ju them më 2 shtator. Nëse jo, do të kemi një rast global në të gjitha mediat në botë për Barcelonën,” shtoi ai.

Chelsea kishte një marrëveshje për Raphinha-n, por pronari i Leeds pranoi se vullneti i lojtarit dhe agjentit të tij, ish-lojtari i Blaugranas Deco, e detyroi atë në një situatë të vështirë. “Për mua, u bë, dhe kur kam një marrëveshje fjala ime është fjala ime. Ndjeva turp të kthehem te Todd Boehly dhe të ndryshoj pozicionin tim,” pranoi ai.

“Ne bëmë marrëveshjen me Chelsean sepse lojtari donte të largohej dhe ai ishte i hapur për të dëgjuar ofertat nga klubet e Premier League. Chelsea ishte në opsionin e tij të favorshëm. Por për fat të keq, le të themi se ndikimet e Barcelonës e bindën lojtarin të priste, të priste, të priste derisa të gjenin një zgjidhje.